Basket femra/ Tirana i “gllabëron” edhe dy lojtare Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 23:24

Basket femra/ Tirana i “gllabëron” edhe dy lojtare Vllaznisë

Vllaznia e basketbollit të femrave siç dihet është një prej skuadrave që punon më së miri me sektorin e moshave, duke nxjerrë rregullisht lojtare për ekipin e parë. Por klubi kuqeblu e ka shumë të vështirë t’i mbajë këto basketbolliste, të cilat po furnizojnë skuadrat e tjera të kampionatit.

Vllznia basket femra

Dy largimet e radhës nga Shkodra janë Imela Malaj dhe Sara Kolombi, basketbolliste premtuese, të cilat janë bashkuar me skuadrën e Tiranës. Kështu, klubi kryeqytetas e dërgon në 6 numrin e lojtareve shkodrane në skuadër, teksa dy afrimet e fundit do t’u bashkohen Verrit, Krajës, Sinanit dhe Lugajt. Ndërsa për Vllaznisë pritet një sezon shumë i vështirë, trajneri Bledar Gjeçaj shikon vit pas viti t’i largohen lojtaret. Në dy sezonit e fundit Vllaznia numëron plot 12 basketbolliste të larguara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"