BASKET FEMRA/ Tirana dominon Elbasanin, Vllaznia shkatërron Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 18:04

BASKET FEMRA/ Tirana dominon Elbasanin, Vllaznia shkatërron Kamzën

Kategoria e Parë e basketbollit për femra zhvilloi dje dy ndeshjet e para të javës së dytë. Tirana nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj Elbasanit, duke triumfuar 80-58 në sallën sportive “Farie Hoti”.

basketboll

Por ndodhin çudirat tek ekipi i Elbasanit. Edhe pse skuadra ka humbur takimin thellësisht me 22 pikë diferencë, ajo ka lojtaren më të mirë të takimit, pikëshënuesen që bën diferencë në të dyja skuadrat. Enisa Qosja ka shënuar 75% të pikëve për skuadrën e saj. 42 pikë nga një lojtare e vetme nuk kanë mjaftuar që të mposhtet Tirana që drejtohet nga Mirza Alibegaj. Gjatë periodës së parë skuadra e Tiranës vendos diktat, teksa ka shënuar 33 pikë kundrejt 14 të mikeve. Ka qenë Lugaj e Verri dy lojtaret që kanë bërë të mundur shënimin e këtyre pikëve.

11

Në periodën e dytë është Elbasani që fiton, por me rezultat të ngushtë (3 pikë diferencë). Kjo fitore e kësaj periode erdhi dhe si rezultat i aktivizimit të lojtareve të reja në radhët e ekipit bardheblu. Kështu, skuadrat shkojnë në pushimin mes dy periodave me shifrat 45-29 për Tiranën. Duket se pushimi u ka bërë mirë mikeshave elbasanase, sepse janë të papërmbajtshme, ku vetëm Enisa Qosja ka shënuar 21 pikë dhe Elbasani arrin ta fitojë periodën e tretë 12-23, por edhe t’i ngushtojë shifrat në rezultatin e përgjithshëm 52-57.

Ndërsa në periodën e fundit Alibegaj hedh në fushë vajzat më të mira dhe kështu bardheblutë shpërthejnë dhe arrijnë të marrin periodën e fundit 23- 6 dhe gjithë takimin 80-58. Enisa Qosja, pikëshënuesja më e mirë e takimit pas ndeshjes tha: “Jam një lojtare me shumë eksperiencë dhe u mundova të bëja gjithçka për skuadrën, por kjo nuk mjaftoi. E vetme është sigurisht e pamundur. Neve na duhen të paktën dhe dy lojtare të tilla që mund të pretendojmë. Çfarë premtoj? Dëshirojmë të fitojmë ndeshjet ku është e mundur dhe të synojmë që të mos jemi ne skuadra që rrezikon të jetë e fundit”.

Vllaznia – Kamza

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore. Vajzat shkodrane kaluan pa problem Kamzën me rezultatin 84-27. Vajzat shkodrane dominuan të gjithë takimin, duke krijuar një diferencë dhe duke mos e vënë në diskutim fitoren.

Capture

Edhe pse janë 7 lojtare të larguara trajneri i skuadrës kuqeblu, Bledar Gjeçaj, u shpreh se ajo që synon është një renditje mes 4 ekipeve më të mira, edhe pse mbetet e vështirë, duke parë lojtarët e larguara nga Vllaznia. Megjithatë, vajzat e reja bashkë me lojtaret me eksperiencë do të bëjnë maksimumin për të arritur këtë objektiv. Nga ana tjetër, Kamza Basket u tregua e dobët përballë Vllaznisë.

Capture

A.Dushku/ S.Nikshiqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"