Basket femra/ Studenti fiton në tavolinë, Goga keqtrajton Apoloninë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 28, 2018 | 21:54

Basket femra/ Studenti fiton në tavolinë, Goga keqtrajton Apoloninë

Janë kualifikuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste në kupën e Shqipërisë për basketbollin e femrave. Tirana, Flamurtari, Studenti dhe Goga Basket do të diskutojnë midis tyre për fitimin e trofeut në takimet gjysmëfinale, të cilat do të luhen ditën e martë në bazë të një shorti me gogla, që do të hidhet nesër. Në të gjitha takimet çerekfinale nuk pati surpriza. Kështu, kampionët në fuqi të Flamurtarit kanë arritur ta fitojnë takimin çerekfinal me rezultatin 96-89 ku përballë ishin vajzat nga Elbasani, ndeshje kjo që u zhvillua në pallatin e sportit “Flamurtari”.

basketboll

Vendaset e drejtuara nga trajneri Viron Toska, nuk e kanë diskutuar për asnjë moment fitoren gjatë këtij takimi. Që në periodën e parë, vlonjatet vendosin diktatin. E nisin me mjaft vrull, duke qenë mjaft të sakta në goditjet e tyre në drejtim të koshit. Edhe elbasanaset janë munduar të ndjekin ritmin e vlonjateve, por e kanë pasur të vështirë. Kështu, perioda e parë është mbyllur 36-28. Në fragmentin e dytë të pjesës së parë, ndeshja ka qenë e ekuilibruar ku të dy ekipet kanë shënuar mjaft pikë me kundërsulme. Pjesa e parë mbyllet me vetëm 8 pikë diferencë, të dyja skuadrat shkojnë në pushim ne ankthin ku secila do të kërkonte fitoren. Kështu, 20 minutat e para përfundojnë 63- 55.

Pas pushimit, trajner Toska bën shumë ndryshime në ekip dhe kjo sjell uljen në njëfarë mënyre, tempin e lojës nga skuadra e tij. Kështu, perioda e tretë fitohet nga ekipi mik 17-19. Në periodën e fundit të lojës, vlonjatet rikthejnë përsëri hegjemonin e tyre në këtë takim, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm krejt takimin, 96- 89. Kështu, skuadra vlonjate, që drejtohet nga trajneri Viron Toska, me këtë fitore bëhet gjysmëfinalistja tjetër dhe një skuadër favorite për fitimin e saj. Në takimin që duhet të zhvillohej në Tiranë, ndërmjet Studentit dhe Vllaznisë, skuadra shkodrane nuk u paraqit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Kështu që, skuadra e studenteve kryeqytetase ka arritur të kualifikohej pas një fitoreje në tavolinë, 20-0.

basket femra

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për mosparaqitjen e skuadrës shkodrane, por burime të brendshme flasin për një krizë financiare të vetë klubit shkodran dhe pamundësia e udhëtimit të tyre drejt kryeqytetit. Kështu, Studenti është gjysmëfinalistja e tretë. Skuadra e katërt gjysmëfinaliste doli pas përpalljes mes Goga Basket – Apolonia, ndeshje e luajtur në palestrën e klubit Goga Basket. Durrsaket mposhtën thellë 105:58 Apoloninë. Me një grup lojtaresh me shumë përvojë, vajzat e Gogës, përveçse kryesuan vazhdimisht rezultatin, kanë dhuruar edhe spektakël. Kështu ka ndodhur përgjatë gjithë ndeshjes, duke hipotekuar fitoren me tri shifra, më e thella në këto çerekfinale.

Kastriot Brahimaj, Roland Gjini






www.minuta90.com