BASKET FEMRA/ Kapitenia nuk e fsheh gëzimin pas suksesit me Flamurtarin, reagon dhe kreu i FSHB-së: Urimet më të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 19:18

BASKET FEMRA/ Kapitenia nuk e fsheh gëzimin pas suksesit me Flamurtarin, reagon dhe kreu i FSHB-së: Urimet më të mira

Flamurtari mori titullin kampion në basketbollin e femrave duke mundur Partizanin në finale. Për këtë fitore kanë reaguar dhe kapitenia e skuadrës, Tea Memushi dhe gjithashtu kreu i FSHB-së, Avni Ponari.

453535

Kapitenia Tea Memushi shfaqi të gjithë gëzimin e saj për titullin kampion: “Ndihem shumë e emocionuar pasi ishte një kampionat i gjatë për ne. Objektivi kryesor ishte titulli kampion dhe ja ku jemi sot këtu. Falënderoj të gjitha shoqet e ekipit”, deklaroi Memushi.

Pasi i dorëzoi titullin ekipit vlonjat, kreu i FSHBsë, Avni Ponari, ndër të tjera u shpreh: “Urimet më të mira për Flamurtarin kampion. Kanë pasur një ecuri shumë të mirë. Suksese edhe atyre që janë përgatitur për në eliminatoret e Europianit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"