Basket femra/ Flamurtari thyen Partizanin, Enisa Qosja “çmonton” SHKB Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:30

Basket femra/ Flamurtari thyen Partizanin, Enisa Qosja “çmonton” SHKB Tiranën

Basketbolli i femrave zhvilloi të shtunën më 27 mars ndeshjet e javës së tetë të kampionatit kombëtar, takime që ngritën edhe siparin e fazës së dytë. Flamurtari rikonfirmohet si skuadra më e mirë e kampionatit, teksa mundi në Vlorë Partizanin, një rival direkt në luftën për titull. Vlonjatet triumfuan me rezultatin 83-65 në një takim ku kryesuan gjatë gjithë kohës.

basket femra

Perioda e parë u mbyll 16- 10 për vendëset, të cilat e thelluan avantazhin duke e fituar edhe 10-minutëshin e dytë 25-16. Pas pushimit, Partizani luan më mirë, teksa e fiton periodën e tretë 25- 16, duke e ngushtuar diferencën e pikëve në 6. Megjithatë, Flamurtari nuk lëshon dhe triumfon 26-14 në periodën e fundit, duke siguruar fitoren e tetë sezonale. Lojtarja e ndeshjes për vlonjatet ishte Omerbasiç, me 26 pikë. Tek Partizani spikati Lalaj, me 18 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Tirana shkatërroi Apoloninë 118-66, ku shkëlqyen Klea Verri (23 pikë) dhe Sara Gjoni (22 pikë). Elbasani mundi SHKB Tiranën në kryeqytet në shifrat 92- 72, teksa Enisa Qosja regjistroi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar plot 58 pikë. Ndërkohë fitore siguroi edhe Studenti, që likuidoi Vllazninë 63-39, një kundërshtar direkt për “play off”-in.

1 2

A.LLESHAJ/ E.SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"