BASKET FEMRA/ Flamurtari prek titullin, Partizani bie në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 13:33

BASKET FEMRA/ Flamurtari prek titullin, Partizani bie në Vlorë

Flamurtari një hap larg titullin kampi on. Vlonjatet mposhtën të shtunën në Vlorë Partizanin në finalen e tretë të “play off”-it. E ndërsa vinin në këtë ndeshje si të barabarta pas humbjes në Tiranë, vajzat e Elona Hasanajt fituan ndaj kryeqytetaseve me rezultatin 77-66 në një seri finalesh ku po rezulton deciziv faktori fushë.

flamurtari basket

Tashmë një tjetër fitore në ndeshjen e katërt do t’i kurorëzonte kampione vlonjatet në kryeqytet. Edhe finalja e tretë, u ndoq nga afër nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Ndërsa të shumtë kanë qenë edhe tifozët në shkallët e pallatit të sportit.

NDESHJA – Perioda e parë ishte shumë e luftuar dhe e barabartë për të dyja skuadrat, të cilat do të ndaleshin me një pikë diferencë, 17-16 në favor të Flamurtarit.

Me rivalitet të lartë do të jetë edhe perioda e dytë, teksa nuk mungojnë as pretendimet e vendëseve për ndërhyrje të ashpra të amerikaneve të Partizanit ndaj vlonjateve, kryesisht në dëm të Omerbasiç. 20 pikë shënuan vlonjatet në këtë periodë, kundrejt 18 të mikeve, me pjesën e parë që mbyllet 37-34 për vendëset.

Në pjesën e dytë Flamurtari do të bënte shkëputjen. 10 minutat e para të kësaj pjese do të mbylleshin me 7 pikë diferencë nga vlonjatet. Në këtë finale nuk mungon tensioni, aq sa trajnerja Eliverta Bujari kapet edhe me tifozët e Flamurtarit.

Pavarësisht se në 10 minuta e fundit në avantazh do të ishin kryeqytetaset, rezultati i përgjithshëm do të fliste për Flamurtarin që merr kështu një fitore të rëndësishme në shtëpi dhe tashmë është një hap drejt shpalljes kampion.

Në fund të takimit trajnerja Elona Hasaj përqafon trajneren Eliverta Bujari, teksa kjo e fundit u shfaq e zhgënjyer nga skuadra dhe rezultati.

Për sa u përket statistikave individuale, lojtarja MVP e finales së tretë ishte Samra Omerbasiç, protagoniste me dopietë dyshifrore për Flamurtarin, 22 pikë dhe 15 topa në tabelë. Tashmë finalja e katërt do të zhvendoset në Tiranë, ndërsa pritet zyrtarizimi i datës dhe orës nga FSHB-ja.

asdsd (1)

3212 (1)

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"