BASKET FEMRA/ Flamurtari përsëri pa frena, Partizani shkatërron Studentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 20:11

BASKET FEMRA/ Flamurtari përsëri pa frena, Partizani shkatërron Studentin

Kampionati Kombëtar i Basketboll të femrave uli dje siparin e ndeshjeve të javës së dytë.

flamurtari-basket-femra_1520256556-6349532-470x258

Pas fitores në javën e parë ndaj Tiranës, Partizani shkëlqen sërish duke regjistruar një tjetër sukses në kampionat. Këtë herë të kuqet thyen Studentin me rezultatin 57-82. Takimi i luajtur mesditën e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u kontrollua gjatë gjithë kohës nga Partizani, ndërsa Studenti u përpoq të rivalizonte disi vetëm në pjesën e parë.

Partizani i përforcuar me elementë cilësorë si Përmeti apo Zykaj dhe me lojtare të reja në moshë luan më rrjedhshëm dhe e ka më të lehtë të depërtojë në mbrojtjen studentore. Fraksioni i parë mbyllet 16-19 në favor të skuadrës që drejtohet nga trajnerja Koçi. Edhe 10-minutëshi i dytë luhet thuajse me të njëjtin ritëm, ku është sërish Partizani që triumfon 20-24 dhe skuadrat shkojnë në pushim në shifrat 36- 43 për të kuqet.

gas

Pas pushimit, Partizani futet edhe më i vendosur dhe e thellon më shumë avantazhin, ku rezultati pas tri periodave shënon 47-64. 10- minutëshi i fundit nuk sjell asnjë ndryshim, ku Partizani e fiton këtë fraksion 10-18 dhe të gjithë sfidën 57-82. Përmeti ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes. Ajo shënoi plot 29 pikë kundër ishskuadrës së saj. Për Partizanin shkëlqyen gjithashtu edhe Lalaj me 22 pikë dhe Dishnica me 16. Ndërsa për Studentin spikatën Vata me 16 pikë, Jaçe me 13 dhe Llazar me 10.

APOLONIA – FLAMURTARI

Flamurtari merr një tjetër fitore të thellë duke treguar supremacinë e tij edhe ndaj Apolonisë. Vajzat e Viron Toskës kanë fituar me rezultatin 29-127 në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Flamurtari”, por me Apoloninë të cilësuar vendëse. Ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar pavarësisht rezultatit.

554

Vlonjatet e filluan mirë duke sulmuar drejt koshit e duke realizuar të parat e më pas vazhduan me të njëjtin ritëm si ndaj Kamzës javën e shkuar. Perioda e parë u mbyll me rezultat 10-45, e dyta shkoi në 14-75, e treta 18- 109, e krejt takimi përfundoi 29- 127. Ndeshja e dytë në të cilën Flamurtari i tejkalon 100 pikët në dy takime të luajtura. Mosha e re e lojtareve të skuadrës së Apolonisë bie sërish në sy, lojtare të cilat janë në kërkim të minutave lojës.

65

A.Lleshaj/ E.Gabaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"