BASKET FEMRA/ Flamurtari pa frena, tjetër fitore treshifrore. Studenti mposht Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 10:41

BASKET FEMRA/ Flamurtari pa frena, tjetër fitore treshifrore. Studenti mposht Vllazninë

Flamurtari në basketboll për femra nuk ka aspak ndërmend të ndalet. Vlonjatet morën dje suksesin e pestë radhazi në kampionat, duke mundur Tiranën në shifrat 106-61.

Flamurtari-Tirana-basket

Një start i jashtëzakonshëm për vajzat e Viron Toskës, të cilat në të gjitha takimet e kanë kaluar shifrën e 100 pikëve, duke treguar se janë pretendentet kryesore për titullin e këtij sezoni. Ndeshja e djeshme nisi me pikët e para të shënuara nga Flamurtari, që merr epërsinë dhe e ruan deri në fund të periodës së parë, të cilën e fiton 25-14.

Capture

Me fillimin e së dytës pati freskime te të dyja skuadrat, por vendëset vazhdojnë të dominojnë dhe në fund të periodës së dytë rezultati shënon 52-31. Flamurtari me shumë këmbëngulje e dëshirë mbajti po të njëjtin ritëm, teksa dhe në periodën e tretë administroi shkëlqyeshëm, duke e çuar takimin në 83-44 dhe e gjithë përballja përfundoi 105- 61, me Flamurtarin që tregon forcën nga ndeshja në ndeshje dhe Tiranën e pafuqishme për t’i bërë ballë.

Vllaznia ka marrë një humbje ndaj Studentit në ndeshjen e luajtur në Shkodër. Pavarësisht dy përforcimeve të fundit, Eliverta Bujari dhe Milica Daboviç Vllaznia, shkodranet nuk ia dolën ndaj një rivali direkt për zonën “play-off” siç është Studenti.

Capture1

Ndonëse e mbyllën pjesën e parë me 8 pikë avantazh, vendëset nuk arritën të ruanin epërsinë, pasi Studenti përmbysi gjithçka duke marrë një fitore të merituar dhe me shumë vlerë në transfertë. Apolonia fitoi jashtë fushës ndaj Kamzës 6-58, duke marrë suksesin e parë sezonal.

Capture22

E.Gabaj/S.Nikshqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"