BASKET FEMRA/ Flamurtari mposht SHKB Tiranën, Tirana likuidon Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 18:25

BASKET FEMRA/ Flamurtari mposht SHKB Tiranën, Tirana likuidon Vllazninë

Flamurtari në basketboll për femra nuk ka ndërmend të ndalet. Vlonjatet siguruan suksesin e radhës në kampionat, teksa fituan në transfertë kundër SHKB Tiranës me rezultatin 82-74 në takimin e vlefshëm për javën e dhjetë. Megjithatë, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, kur kemi parë një dominim absolut, këtë herë Flamurtarit iu desh të djersinte përballë skuadrës kryeqytetase.

Vogelj Femra

SHKB Tirana e ka rritur ndjeshëm nivelin e skuadrës falë afrimeve të dy lojtareve serbe Milica Daboviç dhe Olga Stepanoviç. Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ishte shumë e luftuar. Flamurtari e filloi mbarë duke fituar bindshëm në periodën e parë 21-9.

Megjithatë, SHKB Tirana nuk u dorëzua dhe provoi deri në fund të rikuperojë. Kështu perioda e dytë u fitua nga vendëset 22-20, teksa ekipet shkuan në pushim me 10 pikë në favor të vlonjateve. Flamurtari thelloi në +12 pikë ku kishte mbetur edhe një periodë nga fundi. SHKB Tirana rikuperoi 4 pikë në 10-minutëshin e fundit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’ia ndryshuar fatin ndeshjes.

Boshnjakja Omerbasiç me 37 pikë, ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes, duke udhëhequr Flamurtarin drejt suksesit. Për SHKB Tiranën nuk mjaftoi paraqitja fantastike e Daboviç, e cila realizoi 36 pikë, ndërsa shkëlqyen edhe Stepanoviç e Jaçe, të cilat shënuan respektivisht 17 dhe 14 pikë.

Kategoria e Pare femra

Të shtunën në kryeqytet në sallën “Farie Hoti” u zhvillua edhe sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë, takim që uli siparin e javës së 10-të. Vajzat bardheblu të trajneres Mirza Alibegaj fituan me rezultatin 71- 53, duke i mbyllur llogaritë që në pjesën e parë. Tirana e filloi furishëm për të triumfuar 25-7 në periodën e parë. Në periodën e dytë kryeqytetaset fituan 18-16, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me 25 pikë avantazh.

Skedat basket femra

Në pjesën e dytë Vllaznia u paraqit më mirë, teksa i fitoi dy periodat e mbetura 22-17 dhe 12-11 por kjo nuk shërbeu për t’ia ndryshuar rrjedhën ndeshjes. Për sa i përket renditjes, Flamurtari kryeson me pikë të plota (20), i ndjekur nga Partizani dhe Tirana me 18, por të kuqet renditen të dytat pasi kanë në favor të tyre si ndeshjet direkte, ashtu edhe pikavarazhin. Ndërkohë vendi i katërt dhe i fundit që të dërgon në “play off” aktualisht shkon për Elbasanin.

A.LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"