Basket Femra/ Flamurtari kampion, trajneri Hoxhaj: Triumf i madh për Vlorën, ky është vetëm fillimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 22:36

Basket Femra/ Flamurtari kampion, trajneri Hoxhaj: Triumf i madh për Vlorën, ky është vetëm fillimi

Flamurtari e ka mbyl lur me rezultatin e pastër 3-0 serinë e finaleve ndaj Partizanit, duke u shpallur për herë të 23-të kampion i Shqipërisë në basketboll për femra.

Flamurtari

FOTO: F.Hazisllari

Në finalen e tretë që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ekipi drejtuar nga trajneri Erion Hoxhaj triumfoi në shifrat 68-60 për të kurorëzuar një kampionat perfekt si i pamposhtur me 19 fitore në po kaq takime. Ndryshe nga dy finalet e mëparshme, ku Flamurtari kishte dominuar tërësisht në parket, finalja e tretë ishte më e ekuilibruar, por përsëri vlonjatet treguan diçka më tepër se kundërshtari. Përgëzime dhe vlerësim maksimal meriton gjithashtu edhe Partizani, që ka zhvilluar një edicion mjaft të mirë, duke bërë që pas shumë vitesh një skuadër me përbërje 100% shqiptare të luftojë për trofe, ku përveç finales në kampionat, më parë të vajzat e Ledina Koçit kishin fituar Kupën e Shqipërisë.

Flamurtari basket femra kupa

NDESHJA – Startoi me ritëm të lartë nga të dyja ekipet, të cilat zhvilluan një lojë të shpejtë në sulm. Në periodën e parë Partizani u tregua më i saktë, duke fituar 23-21. Por në 10-minutëshin e dytë Flamurtari u fut furishëm dhe krijoi një shkëputje prej 11 pikësh që në minutat e para, ku përveç treshes OmerbasiçSariç-Kirberg spikati edhe loja e shkëlqyer nga Memushi. Perioda e dytë mbyllet 27-17 për Flamurtarin, që kryesin me 8 pikë në gjysmën e takimit. Në pjesën e dytë fillojnë të ndihen shenjat e lodhjes te të dyja skuadrat. Ndërsa me gjithë përpjekjet e Partizanit, vendëset e menaxhojnë avantazhin deri në fund të takimit, për ti lënë vend më pas festës së merituar të titullit. Në fund u zhvillua edhe ceremonia, teksa presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, i dorëzoi trofeun kapitenes Artemida Myrto. Kështu, basketbolli i femrave uli siparin e një sezoni të pazakontë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, por me gjithë vështirësitë, parketi foli, dhe si gjithnjë tha të vërtetën, teksa titulli shkoi për ekipin më të mirë, Flamurtarin. Një trofe që e gjithë skuadra ia dedikon unanimisht ish-trajnerit të ndjerë Viron Toskës.

fl

Trajneri i Flamurtarit – Erion Hoxhaj shijon triumfin e parë si trajner në sezonin e tij të parë. “Është një triumf që do të thotë shumë për Vlorën. Ruajtëm traditën që kupa të mbetej në Vlorë. Ishte shumë e rëndësishme për qytetin për të treguar se basketbolli edhe mes shumë vështirësive di të mbijetojë. Ky trofe i dedikohet një personi të veçantë që nuk jeton më, profesor Viron Toskës, por edhe qytetit të Vlorës që na mbështeti në këtë situatë të vështirë dhe nuk na la vetëm”, tha ai. Nga gjyqtar në trajner, ja si shprehet Hoxhaj. “Ky është vetëm fillimi. Një emocion i veçantë që ta përjetojë në një pozicion tjetër tani. Por, rruga është shumë e gjatë”, përfundoi trajneri i skuadrës kampione.

li

li 1

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"