BASKET FEMRA/ Flamurtari fiton Kupën, thyen Partizanin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 8:56

BASKET FEMRA/ Flamurtari fiton Kupën, thyen Partizanin në Vlorë

Është Flamurtari skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë 2020 në basketboll për femra. Vlonjatet mposhtën dje në finale Partizanin me rezultatin 110-85, duke e koleksionuar trofeun e 19-të në historinë e klubit. Ndërsa nga ana tjetër, ëndrra e Partizanit për suksesin e parë në këtë kompeticion shuhet në finale. Flamurtari me 4 të huaja në përbërje dhe Partizani me një skuadër tërësisht vendëse, dhuruan një basketboll shumë të bukur.vlore-770x470

Takimi nisi me shumë emocione dhe interes nga të pranishmit vlonjatë, por edhe nga ata të ardhur nga kryeqyteti. Perioda e parë ishte spektakolare, e luftuar, në të cilën skuadrat u ndanë me 1 pikë, ku kryeqytetaset fituan minimalisht 23-24. Ndeshja luhet me ritëm të lartë, karakteristikë për një përballje si kjo mes dy ekipeve më të mira të Shqipërisë.

Në periodën e dytë vlonjatet bënë autokritikë, duke e kthyer gjithçka në avantazh të tyre e duke fituar periodën 28-17. Ndërprerja u dha mundësinë trajnerëve të jepnin instruksionet aq të vyera në ato çaste ankthi. Me rifillimin e periodës së tretë, Flamurtari sërish me eksperiencën që ka parakaloi, duke shënuar plot 32 pikë kundrejt 15 të Partizanit.

Kalimi i sekondave në fytyrat e lojtareve ishte një pamje e emocion më vete, që kjo përballje solli. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Koçi reaguan në periodën e fundit duke e fituar 27-29, por kjo ishte e pamjaftueshme për të përmbysur shifrat. Plot 5 lojtare të Flamurtarit regjistruan statistika dyshifrore në shënimin e pikëve, ku spikati amerikania Bei me 25, që ishte edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes. Për kryeqytetaset, edhe një herë tjetër lojtarja më e mirë ishte Lalaj, por 24 pikët e shënuara prej saj nuk mjaftuan për t’i dhënë suksesin Partizanit.

Në fund u bë edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut nga presidenti Ponari, me festën e vlonjateve që shpërthyen në parket. Kështu, pas dy vitesh thatësirë, Kupa rikthehet te Flamurtari, me vlonjatet që mbeten favorite kryesore edhe për fitimin e kampionatit dhe të Superkupës, pasi këtë gjë e dëshmon më së miri ecuria e këtij edicioni, ku njohin vetëm fitore, madje të gjitha me tri shifra.

ENRIKO GABAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"