Basket femra, Flamurtari e mbyll fazën e parë në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 15:15

Basket femra, Flamurtari e mbyll fazën e parë në krye

Me ndeshjet e javës së shtatë, që u lu ajtën të shtunën, kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka mbyllur fazën e parë. Falë suksesit ndaj Partizanit në shifrat 61-85 (17- 22, 13-15, 18-29, 13-19), Flamurtari e ka mbyllur i vetëm në krye këtë pjesë të parë të sezonit.

fed basket

Pasi i kishin mundur vetëm disa ditë më parë në Ligën Unike, tashmë vlonjat përsëriten edhe në kampionat, duke marrë një tjetër triumf ndaj të kuqeve. Një ndeshje e dominuar nga kampionet në fuqi, të cilat ishin superiore në të katërta periodat. Me 15 pikë, 15 kërcime dhe 5 asiste, amerikania Johnson rezultoi lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke qene vendimtare në triumfin e Flamurtarit. Tek Partizani spikati Fekollari me 17 pikë e 6 kërcime.

Në ndeshjet e tjera, Tirana mundi Vllazninë 63-57 (19-21, 5-5, 19-16, 20-15). Kryeqytetaset e bënë diferencën në pjesën e dytë, ndërsa lojtarja më decizive në radhët e skuadrës bardheblu ishte Mirela Lugaj, autore e 16 pikëve dhe 10 kërcimeve. Studenti shkatërroi modestet Apolonisë 78-49 (22-20, 19-14, 19- 12, 18-3), teksa për kryeqytetaset lojtarja më e mirë ishte Aida Vata (23 pikë, 11 kërcime).

Fitore regjistroi edhe Tirana Barleti që mposhti në shtëpi Elbasanin 75-57 (22-12, 20-11, 12- 17, 21-17). Për kryeqytetaset spikatën Jaçe (18 pikë), Stojiçic (16 pikë dhe 11 kërcime), si dhe lojtarja amerikania Barnes, e cila debutoi me 17 pikë dhe 19 kërcime.

REZULTATET E NDESHJEVE

basketballRENDITJA

renditja

A.Lleshaj/A.Dushku-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"