BASKET FEMRA/ Flamurtari e “ekzagjeron” ndaj Kamzës, Partizani shtang Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 15:56

BASKET FEMRA/ Flamurtari e “ekzagjeron” ndaj Kamzës, Partizani shtang Tiranën

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra ngriti dje siparin me ndeshjet e javës së parë. Një kompeticion që nisi pa kampionet e SHKB Tiranës, ekip që u tërhoq pas problemeve financiare dhe mosmbështetjes nga bashkia.

Flamurtari-Tirana-basket

Java e parë dhuroi derbin e kryeqytetit mes SHB Tiranës dhe Partizanit, që rezultoi një sfidë mjaft emocionuese. Takimi nis bukur dhe me shumë rivalitet, ndërkohë që Tirana tregohet më e qartë duke e fituar periodën e parë 26-18. 9 pikë radhazi për Partizanin do të përmbysnin shifrat në periodën e dytë, ku Partizani fiton 15-24 dhe pjesa e parë mbyllet 42-41 për të kuqet.

Fraksioni i dytë ndizet me Tiranën që luan më bukur dhe më saktë, ku dallohet Mehmeti, Lugaj e Verri dhe kjo periodë shkon për ekipin bardheblu, 25-21. Në fund Partizani duket më i freskët dhe e fiton fraksionin e katërt 13-21 dhe të gjithë ndeshjen 79-84. Lojtarja më e mirë ishte Fabiola Përmeti, që realizoi 33 pikë.

Ajo pas ndeshjes u shpreh: “Nuk është vetëm merita ime, por e gjithë vajzave të skuadrës. Synimet e Partizanit këtë sezon janë të kapim zonën ‘Play-Off’ e më pas të mendojmë për ndonjë surprizë”. Ndërkohë, Flamurtari tregon dhëmbët që në ndeshjen e parë të kampionatit, duke shkatërruar me 110 pikë diferencë Kamzën. Një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë koment, pasi rezultati flet qartë.

Ndonëse kundërshtaret kryeqytetase vinin në Vlorë me një ekip adoleshentesh, Flamurtari nuk i kursen duke i mundur me një rezultat të jashtëzakonshëm. Ekipi i Viron Toskës i fiton thellë të gjitha periodat (34-9, 36- 10, 36-3, 33-7), duke triumfuar në shifra të përgjithshme 139-29. Fitore të lehtë mori edhe Studenti, duke mundur thellë, 80-41, Apoloninë.

Capture

Studenti ishte superior në çdo aspekt, ku arriti ta mbyllë llogarinë e ndeshjes që në pjesën e parë (50-12), duke i fituar të dyja periodat e para 23-5 dhe 27-7 dhe më pas e gjithë ndeshja u mbyll me 39 pikë avantazh për kryeqytetaset. Vllaznia mori një fitore të bukur në transfertë ndaj Elbasanit, me rezultatin 60-65. Shkodranet ishin në avantazh gjatë gjithë kohës, ndërsa vendëset tentuan të rikuperojnë në fund, por pas sukses.

1111

A.Dushku/ E.Gabaj/ V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"