BASKET FEMRA/ Flamurtari asfalton Studentin, Vllaznia mposht Partizanin. Ja renditja në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 14:50

BASKET FEMRA/ Flamurtari asfalton Studentin, Vllaznia mposht Partizanin. Ja renditja në kampionat

Duket shumë e vështirë që këtë sezon në basketbollin e femrave të gjendet një skuadër që t’i bëjë ballë Flamurtarit. Vlonjatet po tregohen të papërmbajtshme javë pas jave, duke mos kursyer askënd. 

tirana flamurtari basketboll femra

Në takimin e djeshëm, të vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit kombëtar, Flamurtari mundi Studentin me rezultatin e thellë 131-56, duke marrë një tjetër sukses treshifror. Që në sekondat e para, të besuarat e Viron Toskës shënuan koshin e parë, siç kanë bërë edhe në takimet e mëparshme.

da

Perioda e parë ishte mjaft e bukur, por me diferenca pasi Flamurtari shënoi 35 pikë kundrejt 12 të mikeve. Perioda e dytë qe më pozitive për vajzat e Studentit, të cilat luajtën shume mirë duke realizuar 20 pikë në këtë periodë, por Flamurtari mban po të njëjtin ritëm sepse në këtë periodë shënon 36 pikë. Perioda e tretë shënon më pak pikë se dy të parat, teksa fiksohet 28-12, sërish në favor të vendëseve.

Perioda e fundit u mbyll me rezultatin 32-12, ku kompleton fitoren e Flamurtarit me rezultatin total 131-56, pavarësisht dëshirës së Studentit për të qenë “problematik”.

Një sfidë shumë e bukur dhe me rivalitet ishte përballja e Shkodrës, ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit. Kur mendohej se do të ishte një fitore e thjeshtë për Vllazninë që kryesonte me 20 pikë kur kishin mbetur edhe 13 minuta lojë, Partizani shpërthen dhe arrin t’i barazojë shifrat në 70-70, 20 sekonda nga fundi i takimit.

89

Në fund, Eliverta Bujari me një kosh për dy pikë dhe Dabovviç me dy gjuajtje të lira, i japin suksesin 74-70 Vllaznisë.

Elbasani tregohet i pamëshirshëm ndaj Kamzës së vendit të fundit, duke e mposhtur në kryeqytet me rezultatin treshifror 43-100.

daas

Një takim që nuk pati shumë histori, pasi miket dominuan që prej fillimit deri në fund, duke i fituar thellë të gjitha periodat.

dasaasa

 E.Gabaj/A.Dushku/S/Nikshiqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"