BASKET FEMRA/ Aida Palko, lojtarja e javës në Ligën Unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2021 | 14:35

BASKET FEMRA/ Aida Palko, lojtarja e javës në Ligën Unike

Aida Palko ka pasur një sezon të shkëlqyer në radhët e Partizanit në basketbollin e femrave.

aida

Përveç paraqitjeve fantastike në arenën kombëtare, lojtarja gjirokastrite ka shkëlqyer edhe në Ligën Unike, event mbarëkombëtar Shqipëri-Kosovë. Palko është shpallur lojtarja më e mirë e javës së pestë. Ajo ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Tiranës, me 40 pikë, 22 kërcime dhe 7 asistime, duke e pasur indeksin e lojës 60.

Ndërkohë, përveç Palkos, formacioni i javës përbehet nga Obryan Michelle e Flamurtarit (16 pikë, 16 kërcime, 10 asistime), Valbona Bytyqi e Penzës (24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime), Rael Whitsitt e Penzës BASKET FEMRA (20 pikë, 19 kërcime, 3 asistime) dhe Dajana Baraj sërish nga Partizani (21 pikë, 5 kërcime, 9 asistime).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"