“Bashkia të paguajë për të përmbyturit, jo arbitra të huaj”, trajneri shkodran hedh akuza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 19:24

“Bashkia të paguajë për të përmbyturit, jo arbitra të huaj”, trajneri shkodran hedh akuza

Humbja e Vllaznisë në sfidën ndaj Teutës i ka zhgënjyer të gjithë në Shkodër. Tifozët kanë pasur kritika të shumta ndaj lojës së zhvilluar nga skuadra e tyre dhe një gjë e tillë është vërejtur edhe nga komentet e tyre në rrjetet sociale. Por, nga ana tjetër nuk kanë munguar as komentet nga ish-trajnerët e lojtarët. Një nga ato është edhe trajneri shkodran i Kastriotit, Samuel Nikaj.

Samuel Nikaj 2

Me anë të një komenti në “Facebook”, Nikaj hedh akuza në drejtim të Bashkisë Shkodër. Institucionin që administron klubin Vllaznia, ai e quan amator dhe në vend që të japë lekë për përmbytje, jep për arbitra të huaj. “Unë jam një nga ato që na ka përmbytur uji në vitin 2011 dhe nuk na kanë dhënë akoma ato që na kanë premtuar. Ato lekë le t’i harxhojnë për arbitra të huaj. hahaha…. Bashki amatore me drejtues amator…”, shkruan Nikaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"