Bashkia nuk heq dorë nga klubi i Kategorisë së Parë, akordohet fondi 400 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 14:01

Bashkia nuk heq dorë nga klubi i Kategorisë së Parë, akordohet fondi 400 milionë lekë

Bashkia e Lushnjës nuk heq dorë nga futbolli. Gjendet rruga për të investuar edhe për vitin 2022. Vërtet ligji i ri i sportit ka dhënë orientim të qartë për privatizimin e klubeve, megjithatë institucioni vendor do të vazhdojë të investojë për klubin.

lushnjaa

Këtë herë nuk do të ketë termin “buxhet”, por “subvencion”. Kryetarja Eriselda Sefa ka konfirmuar projektvendimin që do t’i dërgohet Këshillit Bashkiak të Lushnjës për miratim për në mbledhjen e fundvitit, e programuar për të enjten e ardhshme.

“Sport dhe argëtim futbolli” është emërtuar programi për këtë transfertë specifike që do të kalojë për verdhejeshilët. Në tabelën përmbledhëse për vitin e ardhshëm, të ardhurat dhe shpenzimet parashikohen që të kapin vlerën e 400 milionë lekëve (të vjetër).

Kjo, për sa i përket buxhetit vjetor të vitit 2022, pasi edhe në programin e buxhetit afatmesëm 2022- 2024 “Sport dhe argëtim futbolli” njeh si shpenzim tavan 40,000,000 lekë. Kjo, referuar edhe kalendarit të programit buxhetor afatmesëm të Bashkisë së Lushnjës. Kështu, futbolli do të zërë 3% të buxhetit të bashkisë.

Pika e gjashtë për miratim do të jetë “Fondi prej 40,000,000 lekë do të përdoret në subvencionim e KF Lushnja 1930.sh.a”. Edhe në programin e shpenzimeve korrente dhe kapitale.

Gazeta “Panorama Sport” ka siguruar edhe ndarjen e shpenzimeve të vitit 2022 sipas mua jve, për njësinë shpenzuese KF Lushnja 1930 sh.a. Janari është muaji që ka më shumë buxhet, pasi kap vlerën e 35 milionë lekëve (të vjetër).

Duhet thënë që Bashkia e Lushnjës nuk ka nisur ende asnjë procedurë për privatizimin e klubit dhe nga sa ka deklaruar më herët kryebashkiakja, nuk ka as të interesuar.

SHPENZIMET E LUSHNJES PER 2022

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"