Bashkia ka bllokuar gjithçka, Tirana nuk ka marrë ende…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:49


Bashkia ka bllokuar gjithçka, Tirana nuk ka marrë ende…

Bashkia Tiranë ende nuk ka kaluar shumën prej 150 milionë lekësh që premtoi për bardheblutë. Ndonëse ka më shumë se tre javë që është votuar vendimi në Këshillit Bashkiak, paratë nuk janë kaluar ende në klub dhe llogaritë e lojtarëve. 

Tirana5

Për momentin gjithçka është bllokuar nga Bashkia dhe pritet urdhri nga thesari që të merren paratë e premtuara. Po kështu nuk dihet po me saktësi se kur këto para do të kalojnë te bardheblutë, para që i meritojnë plotësisht.

SHPËRNDARJA – Sipas vendimit, ndarja e parave do të bëhet sipas një liste që ka dorëzuar më parë klubi Tirana në bashki. Paratë do të jepen për të gjithë, në bazë të meritës dhe pozicionit që kanë në skuadër. Lista është hartuar nga drejtuesit e skuadrës dhe dorëzuar në bashki.

Shpërblimi i akorduar sipas vendimit të Këshillit Bashkiak do të lëvrohet drejtpërdrejtë nga Bashkia Tiranë në llogarinë bankare të përfituesve. Shpërblimin do ta marrin të gjithë lojtarët, trajnerët, zyrtarët dhe punonjësit e klubit që dolën kampionë të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com