Bashkia jep 540 milionë, ja shpenzimet e Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 16:54

Bashkia jep 540 milionë, ja shpenzimet e Lushnjës

Bashkia e Lushnjës si aksionerja e vetme e klubit të futbollit shpenzon një vlerë të konsiderueshme vjetore për klubin e futbollit. Edhe pse është një aktivitet jashtë vëmendjes së qytetarëve, me një ndikim të vogël në komunitet, treguesi më i qartë është pjesëmarrja e një numri të vogël të tifozëve në stadium, Bashkia e Lushnjës për vitin 2018 pritet të shpenzojë një vlerë totale prej 54.775.397 lekësh (të rinj).

Bashkia e Lushnjës e ka realizuar 100 për qind këtë shpenzim për 8-mujorin janar-gusht. Kështu, pritet të jetë edhe në fund të 2018-ës. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar shpenzimin në total që bën Bashkia e Lushnjës për klubin e futbollit për vitin 2018.

Lushnja-gol-470x271

Shpenzimet – “Pagat e punonjësve dhe pagat e sportistëve për vitin 2018 kapin një vlerë prej 16.472.000 lekë. Ndërsa, sigurimet shoqërore janë në vlerën 2.750.824 lekë. Fondi i veçantë është 823.000 lekë. Pagesat e honorarëve të Këshillit Mbikëqyrës kapin një vlerë prej 1.010.400 lekë. Shpenzime për dieta, premio, hoteleri dhe ushqim, në të cilën përfshihen dietat e sportistëve për ndeshjet jashtë fushës, premio që paguhen në bazë të rezultatit të ndeshjes, trajtimi ushqimor dhe fjetja e futbollistëve në ndeshjet që luhen jashtë fushës. Këto janë parashikuar në vlerën 2.500.000 lekë. Shpenzime për detergjente 40.000 lekë. Këtu përfshihen detergjentet e pastrimit të veshjeve të sportistëve si dhe preparatet për pastrimin e ambienteve të stadiumit”, janë disa prej shpenzimeve kryesore të Lushnjës gjatë vitit.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"