Bashkia ende asnjë ndërhyrje për stadiumin, Kastrioti rrezikon shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 20:35

Bashkia ende asnjë ndërhyrje për stadiumin, Kastrioti rrezikon shumë

Ngjitja në Superiore e Kastriotit ka gjetur të papërgatitur Bashkinë e Krujës, e cila në skuadër zotëron vetëm 24%, ndërsa është pronare e stadiumit “Kastrioti” dhe që tashmë për të luajtur skuadra e sapongjitur në elitë në këtë impiant duhet që të ndërhyhet. Mbase ende ka kohë, pasi kampionati nis pas rreth dy muajsh, por çudia qëndron te vonesa, pasi projekti për ndërhyrje ishte planifikuar që përpara dy muajsh, e ndërsa javë më parë është miratuar edhe fondi.

kastrioti

Në këtë projekt ishin të shumta pikat ku do të ndërhyhej, siç janë zgjerimi i dhomave të zhveshjeve, tribunë e re, stola e sektorë mediash modernë, por duket sikur do të jenë vetëm në letër, pasi edhe sot vazhdon të jetë e njëjta panoramë si më parë, sepse në stadium nuk është vënë fare dorë.

DETYRAT

Sektori i garave pranë FSHF-së ka lënë detyrat dhe krutanët janë të detyruar që t’i zbatojnë, pasi në të kundërt stadiumi rrezikon të mos licencohet dhe Kastriotit do t’i duhet që ndeshjet pritëse t’i zhvillojë në stadiume të tjera. Sa u takon zhvillimeve nga skuadra, stafi teknik vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe paraprakisht është arritur akordi me disa lojtarë, si dhe është premtuar që gjatë kësaj jave do të mbyllen kontratat me mbi 80% të skuadrës, ndërsa për pjesa tjetër do të vijë duke u plotësuar gradualisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"