Bashkia e Vlorës injoron Flamurtarin për të shtatin vit radhazi, i jep 130 milionë lekë Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2020 | 9:10

Bashkia e Vlorës injoron Flamurtarin për të shtatin vit radhazi, i jep 130 milionë lekë Orikut

Për të shtatin vit radhazi, Bashkia e Vlorës nuk e përfshin Flamurtarin në buxhet. Këshilli Bashkiak miratoi dje vetëm një fond prej 10 milionë lekësh (të vjetër) për vijimin e procedurës së privatizimit të klubit dhe asnjë qindarkë për shpenzimet e tjera. “Panorama Sport” zbardh materialin e paraqitur në mbledhjen e djeshme, e cila u zhvillua në “Zoom” për shkak të COVID-19.
unnamed (1)
“Me vendim të Këshillit Bashkiak nr. 89, datë 26.07.2018, ‘Për shtyrjen e afatit të kontratës për administrimin dhe financimin e shoqërisë Flamurtari Futboll Club sh.a’ është miratuar: Kontrata e financimit dhe administrimit të shoqërisë Flamurtari dhe ‘TRK Group’ e ‘Atlasjet’ të përfaqësuar nga z.Sinan Idrizi. Si rezultat i këtij vendimi, shoqëria ‘Flamurtari Futboll Club’ sh.a është marrë në administrim dhe financim të kompanive të mësipërme, të cilat do ta financojnë 100% klubin e futbollit Flamurtari. Edhe për vitin 2021 do të vazhdojnë të planifikojnë të njëjtin fond si në vitin 2020 deri në momentin e miratimit të ligjit për sportet. Detyrime për ekspertizë për konsulentë si dhe shpenzime të tjera që do të nevojiten për privatizimin e shoqërisë në shumën 1 milion lekë (të rinj). Kjo shumë parashikohet për ndjekjen e procedurave te privatizimit sipas kontratës dhe vendimeve të Këshillit te Bashkisë”, thuhej mes të tjerash në këtë material.
Oriku
ORIKU – Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar 130 milionë lekë (të vjetër) për Orikun. Ata e kanë cilësuar të suksesshme ecurinë e skuadrës në Kategorinë e Parë, ndaj edhe kanë lëvruar të njëjtin fond si një vit më parë. Propozimi i ardhur nga Bashkia e Vlorës është votuar në unanimitet të plotë. Buxheti për orikasit do të jetë 180 milionë lekë të vjetër, por vetëm 130 do të dalin nga taksapaguesit, pasi diferenca do të mbulohet nga ana e klubit me donatorë apo sponsorë të tjerë.

buxheti

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"