Bashkëshortja e Boateng poston fotot me mesfushorin: Parajsa është vërtet e bukur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:55

Bashkëshortja e Boateng poston fotot me mesfushorin: Parajsa është vërtet e bukur…

“Parajsa është vërtet e bukur”, ka qenë dicitura e Valentina Fradegardas në një foto të saj krah bashkëshortit, Kevin Princ Boateng. 090138196-2db1ebf5-88b0-4821-a85a-7279778ae731-770x408 (1)

Sipërmarrësja, që është martuar korrikun e shkuar me ish-mesfushorin e Milanit, sot pjesë e Herta Berlinit, nuk ngurron të postojë foto të zjarrta me lojtarin në rrjetet sociale, shumë prej tyre duke mbajtur veshur bikinit e markës që vetë Fradegarda zotëron.

Ish-futbollisti i Milan dhe Barcelonës u martua me Fradegradan korrikun e kaluar dhe duken të lumtur bashkë. Partnerja e mesfushorit ganez shfaqet shpesh provokuese në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave, por Kevin asnjëherë nuk e ka shprehur se ndihet xheloz, përkundrazi është i pari që komenton për format perfektë që ka partnerja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"