Bashkëpunimi/ Zyrtare, Audi në Formula 1 me skuadrën Sauber në 2026-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2022 | 0:13

Bashkëpunimi/ Zyrtare, Audi në Formula 1 me skuadrën Sauber në 2026-ën

Tani është zyrtare: Audi ka zgjedhur Sauberin si ekipin për të hyrë në Formula 1 në vitin 2026. Lajmi ishte tashmë në ajër prej kohësh që pas largimit të Alfa Romeos nga ekipi zviceran. Kompania gjermane ka zyrtarizuar blerjen e aksioneve nga Audi të Sauber Group, duke mos specifikuar nëse është apo jo shumica e aksioneve.

adam-baker-ceo-audi-formula-ra

Finn Rausing, President i Sauber Holding, e priti Audin me kënaqësi. “Është e qartë se të dyja kompanitë ndajnë të njëjtat vlera dhe të njëjtin vizion. Ne mezi presim të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta me një partneritet të fortë dhe të suksesshëm”, u shpreh Rausing.

Ndërkohë, Oliver Hoffman, anëtar i Bordit të Zhvillimit Teknik të AUDI AG, deklaroi: “Ne jemi të kënaqur që kemi fituar një partner kaq me përvojë dhe kompetent për projektin tonë ambicioz të Formulës 1. Ne tashmë e njohim Sauber Group me strukturën e tij më të avancuar. Një ekip me përvojë nga bashkëpunimet e mëparshme dhe jemi të bindur se së bashku do të formojmë një skuadër të fortë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"