Bashkëpunimi historik mes “Panorama Sport” dhe “Corriere dello Sport”, sot i gjeni të dyja ne treg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 8:41

Bashkëpunimi historik mes “Panorama Sport” dhe “Corriere dello Sport”, sot i gjeni të dyja ne treg

“Panorama Sport”, gazeta më e madhe sportive në tregun shqiptar, thyen një tjetër barrierë të rëndësishme për gazetarinë në vendin tonë nëpërmjet një bashkëpunimi historik me një nga kolosët e tregut sportiv në Europë, të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.

corriere

Një marrëveshje që vjen për ta bërë edhe më të veçantë finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar sot. Pikërisht në ditën e ndeshjes, falë një bashkëpunimi mes dy botimeve, do të jetë e mundur që në tregun shqiptar të jetë si gazeta “Panorama Sport”, ashtu edhe “Corriere dello Sport”, e cila do të publikohet për të kënaqur mijëra tifozët italianë që kanë pushtuar vendin tonë në këto ditë dhe jo vetëm.

Do të jetë një botim special që i kushtohet finales së “Air Albania”-s mes Romës dhe Fejnordit, por edhe lajmeve të tjera që i përkasin futbollit dhe sportit italian e ndërkombëtar. Kështu, lexuesit shqiptarë do të kenë sot një mundësi unike, që duke blerë gazetën “Panorama Sport”, botim i “Hysenbelliu Group” do të mund të përfitojnë edhe të përditshmen italiane “Corriere dello Sport” në të gjitha pikat e shitjes.

Artikullin e gazetës “Corriere dello Sport” për bashkëpunimin unik mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"