Bashkëkombësi i tij tregon të ardhmen, ja ku pritet të luajë sezonin e ardhshëm sulmuesi i PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 17:36


Bashkëkombësi i tij tregon të ardhmen, ja ku pritet të luajë sezonin e ardhshëm sulmuesi i PSG-së

Kontrata e sulmuesit të PSG-së, Edinson Kavani përfundon këtë qershor dhe më shumë gjasa do ta shohim të luajë në një skuadër të re sezonin e ardhshëm.

KAVANI

Pas 13 vitesh karrierë në Europë, mundësia që ai të kthehet në Amerikën Jugore është shumë e madhe, me një emër të rëndësishëm të historisë së futbollit uruguajan, Diego Forlan, i cili konfirmon pëlqimin e 34 vjeçarit për skuadrën argjentinase Boka Zhuniors.

forlan

“Flet me mua për Boka Zhuniors dhe më ka thënë se e pëlqen shumë. Mendoj se i përshtatet mjaft mirë Boka Zhuniorsit. Ajo është një nga skuadrat më të forta të kontinentit tonë, që lufton për titullin kampion në Argjentinë, si dhe për Kopa Libertatores,” tha Diego Forlan për një radio argjentinase.

FORLÁN EN RADIO MARCA

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com