Bashakshehir dënon Turanin, merr gjobën më të madhe në futbollin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 22:48

Bashakshehir dënon Turanin, merr gjobën më të madhe në futbollin turk

Vazhdojnë telashet për Arda Turan. Ai ishte i dënuar për 16 ndeshje me ekipin e tij, që e mbart nga sezoni i kaluar. Tashmë ai rrezikon edhe 12 vjet burg për shkak se pasi ngacmoi seksualisht bashkëshorten e këngëtarit të njohur turk Berkai.

arda turan

Pas ngacmimit ai e goditi me grusht këngëtarin duke i thyer hundën dhe më pas e kërcënoi edhe me armë në spital. Për këto veprime, klubi i tij, Bashakshehir, e ka gjobitur me 360 mijë euro. Kjo është gjoba më e lartë e marrë ndonjëherë në elitë e futbollit turk. Klubi ka paralajmëruar edhe masa të tjera në rast të dënimit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"