Basha titullar, Arisi vazhdon fitoret në Greqi dhe numëron pikë të plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 20:05

Basha titullar, Arisi vazhdon fitoret në Greqi dhe numëron pikë të plota

Arisi vazhdon me rezultatet mjaft të mira në Superligën greke. Ekipi i shqiptarëve Basha e Mavraj, fitoi në shtëpi ndeshjen e javës së tretë, 2-0 ndaj Levadiakosit.

Basha

Junes, shënoi në minutën 22-të golin e parë për të tijtë, me penallti, dhe në mënyrë të veçantë, me panenka. Ndërkohë, goli i dytë u shënua nga Garsia në minutën e 57-të. Migjen Basha ishte titullar, dhe luajti për 90 minuta. Ndërkohë, Mërgim Mavraj, vetëm 3 ditë më parë u prezantua zyrtarisht te ekipi grek, dhe për këtë sfidë ishte në tribunë.

Pas 3 javëve, Arisi ka arritur 3 fitore dhe gjendet me 9 pikë të plota, po aq sa Olimpiakosi dhe AEK-u në krye të renditjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"