Basha titullar, Aris fiton bindshëm dhe kryeson kampionatin grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 20:48

Basha titullar, Aris fiton bindshëm dhe kryeson kampionatin grek

Migjen Basha vazhdon të tregojë se është një lojtar i rëndësishëm për Arisin në kampionatin grek. Sot, ai ishte titullar në mesfushë, në fitoren 2-0, që ekipi i tij mori në shtëpi ndaj AEL Larisës, dhe tashmë gjendet në vendin e parë në kampionat, me 6 pikë të plota pas dy ndeshjesh.

aris

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Sahiti, i cili tashmë luan tek AEL Larisa, u zëvendësua me përfundimin e pjesës së parë, ndërsa shqiptari tjetër, që luan po tek AEL, Fatjon Andoni, u aktivizua për 90 minuta, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"