Basha: Pësuam gol të çuditshëm, marr përgjegjësinë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:28

Basha: Pësuam gol të çuditshëm, marr përgjegjësinë për…

Basha ka folur pas takimit me Izraelin dhe ka marrë përgjegjësinë e mosqarkullimit të shpejtë të topit.

basha.

Mezi i fushës, patët vështirësi në qarkullim ?

Vështirësi ka qenë vetëm fillimi i ndeshjes. Pësuam një gol të çuditshëm që nuk ndodh. Në fund ka qenë ndeshje e mirë. Aq raste kemi bërë sot sa po ti mbledhësh të gjitha nuk i kemi bërë ndonjeherë.

Çfarë ndodhi që ratë shumë pak me topin ?

Ndeshjen e parë kam prekur më shumë topin. Nuk i kam ndihmuar ekipit sot. Humbja nuk varet vetëm nga unë. Kisha çdo herë 2 sulmuesit afër ndaj nuk isha shumë afër me topin.

Taktikisht, Xhaka dhe Memushaj duhet të ishin më afër Balës ?

Sigurisht që organizimin e lojës duhet ta bëjnë mbrojtësit dhe unë dhe më pas ta kalonim topin te Memushaj dhe Xhaka. Në disa raste ia kemi arritur por në disa raste nuk e bënim shpejt. E marr unë përgjegjësinë për këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"