Basha “paqe” me Vajushin, skuadra e Ujkanit fiton me 9 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 18:19

Basha “paqe” me Vajushin, skuadra e Ujkanit fiton me 9 lojtarë

U luajtën sot 8 takimet e javës së 9-t të Serisë B italiane, ku militojnë disa futbollistë shqiptarë. 4 futbollistë shqiptarë ishin titullarë në sfidat e sotme, por pa arritur të lënë gjurmë.

Bari-Pro Vercelli

“Derbi” mes Pro Verçellit të Vajushit dhe Barit të Migjen Bashës u ndal në barazim 2-2. Shkodrani Armando Vajushi e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa në minutën e 58-t i la vendin Bifulkos.

Armando Vajushi Pro Verceli

Edhe mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, i cili është një titullar i padiskutuar tek Bari, nuk arrita të luante 90 minuta të plota. 30-vjeçari u ndërrua nga trajneri në minutën e 80-t, kur skuadra e tij ishte duke fituar me rezultatin 1-2. Goli i barazimit për vendasit erdhi në minutën e 94-t.

Basha Bari

Një fitore dramatike për skuadrën e Kremonezes, ku aktivizohet portieri i përfaqësueses së Kosovës, Sajmir Ujkani. Edhe pse me 2 futbollistë të ndërshkuar me karton të kuq, Kremoneze mposhti Çitadelën me rezultatin 1-2.

Ujkani

Ndërkohë mesfushori Emanuele Ndoji, i cili ishte i grumbulluar dhe me Kombëtaren shqiptare, e nisi takimin nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 73-t. Skuadra e tij Breshia u mund në shtëpi nga Novara me rezultatin 0-1. Empoli i Frederik Veselit do të luajë ditën e hënë ndaj Entelës në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"