Basha kapiten e Mavraj titullar, Arisi humbet me përmbysje në derbin e zjarrtë të Selanikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 20:30

Basha kapiten e Mavraj titullar, Arisi humbet me përmbysje në derbin e zjarrtë të Selanikut

Është luajtur ditën e sotme në javën e shtatë të Superligës greke derbi i zjarrtë midis PAOK-ut dhe Arisit vendas. Në këtë sfidë që nga minuta e parë kanë startuar dhe dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe mesfushori Migjen Basha i cili ka qenë edhe kapiten.

44447705_2159414384299026_4480548447698550784_n

Të parët që kaluan në avantazh ishte pikërisht Arisi që në minutën e dytë, por miqtë arritën të reagonin në një mënyrë mjaft të mirë duke e përmbysur rezultatin në 1 me 2. Kështu PAOK merr vendin e parë në renditje ndërsa Arisi zbret në vendin e gjashtë.

44450355_256197448425723_824331402379001856_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"