Basha e Memushaj harrojnë që janë shokë, sherr në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2016 | 17:25

Basha e Memushaj harrojnë që janë shokë, sherr në Serinë B

Dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Migjen Basha kane qenë sot kundërshtarë përballë njëri-tjetrit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-­t në Serinë B italiane.memushaj Pavarësisht se luajnë në një Kombëtare, një episod i pakëndshëm ka ndodhur sot mes tyre gjatë ndeshjes së sotme pasi Basha u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes për një reagim të ashpër pikërisht ndaj Memushajt.

Ky moment shkaktoi tension ku u përfshinë edhe lojtarët e tjerë, ndërkaq edhe Memushaj u ndëshkua me karton të verdhë. Sa i përket rezultatit, Peskara fitoi 2-­1 duke qenë në vendet e para të rënditjes, ndërkohë që Komo pothuajse ka rënë një kategori më poshtë.


Lapadula GOAL Pescara (2-0) Como by hdlivegoals

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"