Barushi “u tërheq veshin” ish-kolegëve arbitra: Dinamo është penalizuar prej disa javësh, mos e ulni vigjilencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 14:15

Barushi “u tërheq veshin” ish-kolegëve arbitra: Dinamo është penalizuar prej disa javësh, mos e ulni vigjilencën

Dinamo fitoi 2-0 ndaj Burrelit dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas janë të kënaqur, por kanë edhe rezerva për grintën e skuadrës dhe për gjykimin. Ermal Barushi, administratori i Dinamos, si një ish-arbitër, me shumë elegancë ka kërkuar nga “xhaketat e zeza” të tregojnë pak më shumë kujdes në këtë fazë të kampionatit, pasi skuadra blu është penalizuar jo pak.
Barushi

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme kjo me Burrelin, por është vetëm një hap përpara. Skuadra duhet të tregojë më shumë grintë në fushë, veçanërisht në dy ndeshjet e radhës që i kemi me rivalë direktë si Veleçiku dhe Tërbuni. Një apel kam për gjykimin, sepse në këtë ndeshje ka dy momente të diskutuara, ku njëri është penallti neto. Duke ditur rëndësinë që kanë këto ndeshje, ku luhet fati i sezonit, duhet pak më shumë kujdes edhe nga arbitrat. Kam respekt për arbitrat, aq më tepër që vij vetë nga ajo kategori, por janë disa javë që Dinamo është penalizuar nga gabimet në gjykim. Janë takime, ku gabimet kanë kosto, ndaj do të doja më shumë maturi në këtë drejtim. Në kryeqytet gjykohet në kushte komode, nuk ka asnjë arsye për të gabuar. Ndoshta fakti që ndeshjet luhen pa tifozë bën që ata të futen në atë rutinën e ndeshjes dhe të humbin vigjilencën, por e përsëris, bëhet fjalë për sfida me rëndësi të madhe dhe gjykimi duhet sa më korrekt”, tha Barushi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"