Bartomeu ngre polemika dhe “thumbon” Realin: VAR-i nuk përdoret ashtu siç duhet, disa ekipe janë favorizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 21:54

Bartomeu ngre polemika dhe “thumbon” Realin: VAR-i nuk përdoret ashtu siç duhet, disa ekipe janë favorizuar

Vazhdojnë polemikat në kampionatin spanjoll për arbitrimin. Këtë herë deklaratën e fortë e ka bërë presidenti i Barcelonës, Bartomeu.bartomeu-cropped_copcbwg8m1591fn10oq4ampg4

Ai thotë se teknologjia nuk po përdoret siç duhet dhe ka pasur shumë probleme në ndeshjet e fundit, duke nënkuptuar ndihmën ndaj Realit. “VAR nuk po e jep atë ndryshim të madh që kishim pritur. Që nga rifillimi i kampionatit ka pasur shumë ndeshje ku vendimet e VAR-it nuk kanë qenë të barabarta.

Disa ekipe janë favorizuar dhe disa të tjera janë penalizuar. VAR-i duhet të ndihmojë gjyqtarin, por në ndeshjet e fundit kemi parë që nuk është përdorur ashtu siç duhet”, ka thënë presidenti i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"