Bartomeu ka frikë për Mesin dhe i tregon derën Valverdes: Ekipi im i ëndrrave është ai që …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 23:25

Bartomeu ka frikë për Mesin dhe i tregon derën Valverdes: Ekipi im i ëndrrave është ai që …

Presidenti Bartomeu ëndërron që Lionel Mesi ta mbyllë karrierën te Barcelona, por i tregon derën trajnerit Valverde, duke thënë se tri vite në këtë klub ishin të mjaftueshme për të dhe në pranverë mund të vendosë nëse do të qëndrojë apo të largohet.

Bartomeu Valverde

Ju pëlqen futbolli i Barcelonës në këtë sezon?

Pak a shumë. Çdo sezon futbollistik është ndryshe nga të tjerët dhe loja duhet të përshtatet me lojtarët dhe trajnerët që kemi. Që nga viti 2003 dhe deri tani ka pasur evolucion te Barcelona. Ka gjenerata të ndryshme si skuadra e ëndrrave të Guardiolës. Ekipi im i ëndrrave është ai që fitoi 5-0 kundër Realit të Madridit.

Loja e këtij viti është ndryshe nga e djeshmja dhe nga e nesërmja. Ne vazhdojmë të ruajmë ADN-në tonë me zotërimin e topit dhe sulmet. Të krahasosh epokat nuk është e drejtë dhe çdo trajner është i ndryshëm. Duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar.

Jeni të shqetësuar për ditën kur do të tërhiqet Leo Mesi? 

Do të më pëlqente shumë që si president i Barcelonës të firmosja edhe një tjetër kontratë me Lionel Mesin. Ai e ka gjithçka mbi tavolinë, por do të vendosë vetë.

Mendoj se do të luajë te Barcelona deri në momentin që do t’i japë fund karrierës së tij. Nuk kam asnjë dyshim që do të jetë kështu dhe do ta lërë futbollin kur të dojë. Ai është më i miri në botë dhe më i miri i historisë. E ka vetë në dorë kur të tërhiqet. Deri atëherë, do t’i firmosim gjërat siç do Mesi.

Mendoni se koha kur do të tërhiqet është e largët?

Shpresoj shumë. Për momentin ai ka një kontratë deri në vitin 2021, atëherë kur mbaron mandati im si president. Unë përfundoj, ndërsa Leo Mesi qëndron. Nuk dua që të largohet kurrë nga klubi, por ka një moshë edhe ai dhe mund të vendosë të lërë futbollin.

E shihni të lumtur Valverden? Duket si shumë serioz… 

Barcelona ka pasur shumë trajnerë dhe të gjithë kanë qenë seriozë, si Rajkard, Martino, Guardiola, Enrike dhe Valverde. Përgjegjësia në këtë klub është shumë e madhe. Këtu i vetmi opsion është të fitosh gjithçka, ose fiton të gjithë trofetë, ose nuk është sezon i mirë. Por Ernesto jashtë kamerave është argëtues.

A do të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm?

Ka kontratë deri në vitin 2021, por në verë ka opsionin që mund të na lajmërojë se nuk vazhdon. E kemi këtë opsion me të gjithë trajnerët. Por vendos ai dhe jo ne. Rajkard qëndroi 5 vite, Guardiola 4, Enrike 3.

Pra, po thoni se 3 vite për Valverden kanë qenë të mjaftueshme?

Mund të jetë. Por këtë vendim duhet ta marrë vetëm trajneri dhe jo ne në klub. Ai për momentin është i përqendruar që ta mbyllë sa më mirë sezonin dhe të arrijë objektivat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"