Bartomeu gati të përballet me të pakënaqurit, largimi nga Barcelona mund ta shpëtojë nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 13:13

Bartomeu gati të përballet me të pakënaqurit, largimi nga Barcelona mund ta shpëtojë nga…

Presidenti i Barcelonës Jozef Maria Bartomeu do të përballet në ditët e ardhshme me mocionin e mosbesimit. Gjithçka do të varet nga fakti nëse do të jenë të vlefshme 16.521 firma nga 20.687 që janë mbledhur nga organizatorët e kësaj platforme. Kjo gjë do të mësohet për 10 ditë, por pyetja është se çfarë do të bëjë Bartomeu tani. Për momentin, asgjë. Numri një i klubit po pret se si do të shkojë procesi i verifikimit të firmave.
Bartomeu-ul-kok--n--Neymar-na-duhet--por-n--se-do-t---largohet--8230-_TS_28-07-17_2189634810_
Bartomeu e di mirë se si ka shkuar gjërat dhe ekziston mundësia që disa prej këtyre firmave të mos jenë të vërteta, por përpara se të ndërmarrë hapat e tij, kërkon të mësojë sa firma janë reale. Ideja e presidentit nuk ka të bëjë aspak me dorëheqjen, por me përballjen me referendumin, ku duhet të marrë 66.6% të votave për të vazhduar të qëndrojë si president. Por ka një pikë të rëndësishme që mund t’i leverdisë Bartomeut nëse do të largohet, qoftë për mirë apo për keq.

Llogaritë dhe bilancet për sezonin 2020-2021 do të mbyllen nga presidenti i ri. Kjo do të thotë se Bartomeu mund ta lërë Barcelonën me shumë borxhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"