“Barra bie mbi mua”, Klodian Duro jep alarmin: Humbja duhet të na vërë në lëvizje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 23:48

“Barra bie mbi mua”, Klodian Duro jep alarmin: Humbja duhet të na vërë në lëvizje

Klodian Duro jep “alarmin”. Trajneri pret që kjo humbje t’i vendosë në lëvizje, pasi Lushnjës asgjë nuk i mungon për të reaguar.

Duro Klodian

“Udhëtuam për pikë në Peshkopi. Në 15 minutat e para, kundërshtari e administroi mirë lojën dhe arriti që të na ndëshkojë tri herë. Ne reaguam pas minutës së 30-të, kur arritëm dhe të shënonim një gol, ndonëse patëm dhe disa raste, por nuk i shfrytëzuam. Janë vetëm 6 javë të luajtura dhe kemi akoma për të përmirësuar.

Kjo humbje do të na vërë në lëvizje. Ne na janë plotësuar të gjitha kushtet nga drejtuesit e klubit dhe bashkia që ka investuar në terrenet sportive, që nuk i shërbejnë vetëm ekipit të parë, por edhe moshave. Por barra kryesore e këtij takimi bie mbi mua. Tani do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Urime Korabit për fitoren e merituar”, tha tekniku elbasanas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"