“Barela fenomenal”, Mançini: E kam 23-shen që do të marr në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 23:11

“Barela fenomenal”, Mançini: E kam 23-shen që do të marr në Europian

Pas fitores së thellë kundër Armenisë, trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka marrë duartrokitje gjatë një eventi futbollistik të organizuar në Romë. Kalon me turmës dhe i buzëqeshin. “Më vjen mirë, mund të rikthenim entuziazmin vetëm kështu: duke luajtur mirë. Më pas sigurisht, fakti që kemi fituar gjithmonë, ndihmon”. 

roberto mancini

Krahasimet nuk kanë fund, por ai driblon: “Kujt i ngjajmë? Nuk kemi fituar ende asgjë, është herët, deri tani janë hedhur bazat”. Një profil mbi të gjithë ka shkëlqyer: Barela. “Kur debutoi nuk kishte ende shumë eksperiencë e megjithatë tani është një nga mesfushorët më të mirë të Italisë”.

GJENEZA – Më pas, Mançini ngjitet në skenë: “Duhet të rinovonim sa më shumë, duke synuar te lojtarë që kanë luajtur pak. Në kohët e mia ishte e pamendueshme të merreshin element me 10-15 ndeshje. Shembull? Zaniolo, Ken, Skamaka, Tonali. Ndërsa ne seleksionuam më të mirët në bazë të futbollit që donim të luanim. Dhe të gjithë janë gjendur mirë.

Me ndihmën e më ekspertëve edhe të rinjtë kanë fituar bindje. Italia është vend polemikash: donim VAR-in për t’i zgjidhur të gjitha, tani ka më shumë se më përpara… Kështu jemi të ndërtuar, e duam shumë futbollin, secili ka gjithmonë opinionin e saktë. Ne megjithatë i fituam të gjitha dhe nuk kishte ndodhur kurrë, e nuk është rastësi. Ndihem i lumtur mbi të gjitha për mentalitetin, kemi luajtur futboll të bukur. Është krijuar një atmosferë pozitive mes futbollistëve që janë grumbulluar”.

TREGIMI – Mançini ka rrëfyer edhe një anekdotë, që tregon kur në Nju Jork braktisi grumbullimin: “Isha me senatorët e grupit: Tardelin, Xhentilen, e të tjerë. Atmosfera e qytetit ishte elektrizuese… u riktheva në 6 të mëngjesit, takova Tardelin. ‘Nëse të kap Bearzot, do ulërasë’, më tha. E takova dhe ashtu ndodhi. Ndërsa unë bëra gabimin që nuk i kërkova ndjesë. Më pas, në 1986-ën, në Botëror, telefonoi Vialin dhe jo mua. Kjo për të thënë që ‘kur je i ri ndoshta gabon, e rëndësishme është ta kuptosh”.

SHORTI – “Luftuam për të fituar grupin, më pas rrezikuam të humbasim në Francë dhe Portugali… Megjithatë, kështu është e drejtë, jemi në fazën finale të Europianit, nuk ka skuadra të lehta”. Në mbyllje, diçka mbi skuadrën: “Duke mos llogaritur dëmtimet mund të ndryshojnë 1-2 lojtarë. Duhet të marr 23, do jetë mëkat mos thërras ndokënd sepse në këtë Itali kanë dhënë dorë 33-34 futbollistë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"