Bare: Të gjithë thonë se duhet punë, por unë them se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 12:04

Bare: Të gjithë thonë se duhet punë, por unë them se…

Keidi Bare, kapiteni u U-21 vjeçarëve të Shqipërisë do të luajë ndaj vendit ku ai militon, Spanjës, megjithatë për atë nuk ka vend për ndonjë emocion të veçantë.

bare

Disa prej futbollistëve të kombëtares iberike ai ka pasur shansin ti ketë kundërshtarë edhe në kampionat. “Është ndjesi e veçantë, por unë dua ta fitojë këtë ndeshje. Të gjithë futemi me një objektiv, pavarësisht se aty kam shokë” shprehet Bare.

“Trajneri  e vendos nëse unë do të jem në kombëtaren A apo jo, shpresoj që në të ardhmen të jem gati. Më vjen keq për pozicionin sepse jemi dominues në shumë ndeshje. Të gjithë thonë se duhet punë, por unë them se duhet dhe fat. Na ka munguar goli, kemi pasur edhe raste por nuk i kemi shfryrtëzuar. “

Gjithashtu mesfushori ka komentuar edhe transferimin e tij nga Atletiko Madrid te Malaga. “Nuk shkon gjithçka vaj në futboll, ka edhe ulje edhe ngritje, i zoti është ai që ngrihet. Shpresoj të arrij synimin tim për të luajtur te Malaga dhe të kap kombëtaren. Atletiko është Atletiko, ka lojtarë shumë të mirë. Griezman dhe Lukas Hernandez janë kampionë Bote. Duhen ulur disa shkallë për tu ngjitur përsëri dhe duhet të stërvitesh shumë” u shpreh Bare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"