Bare: Shkallët ngjiten me radhë, Kombëtarja A është njëlloj si Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 12:46

Bare: Shkallët ngjiten me radhë, Kombëtarja A është njëlloj si Shpresa

Kapiteni i Kombëtares Shpresa, Keidi Bare doli sot në një konferencë për shtyp së bashku me Trajnerin Alban Bushi ku foli për miqësoren ndaj Bosnjës që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00. Mesfushori fierak tregoi se për të çdo ndeshje është e rëndësishme dhe është njëlloj si Kombëtarja U21 dhe Kombëtarja A.

bushi-dhe-bare-27-maj-2018

“Natyrisht çdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë ditën e nesërme ndaj Bosnje-Hercegovinës në orën 19:00. Për mua është njëlloj si Kombëtarja U-21 dhe Kombëtarja A, shkallët ngjiten me radhë.

Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambientohemi, kanë cilësi dhe është diçka e mirë. Besoj dy vitet e fundit, Kombëtarja U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben Kombëtares A”, u shpreh Bare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"