Bare: Mund të kapim vendin e parë në kualifikuese, tek Atletiko kam besimin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2017 | 18:39

Bare: Mund të kapim vendin e parë në kualifikuese, tek Atletiko kam besimin e trajnerit

Mesfushori 19-vjeçar i Atletikos së Madridit, Keidi Bare, mendon se kombëtarja U-21 e Shqipërisë mund t’ia dalë të renditet në vendin e parë në grupin kualifikues ku bën pjesë. Në konferencën e sotme për shtyp, ai komentoi edhe përballjen miqësore me Francën si dhe të ardhmen e tij në Spanjë.

Kedi Bare Kombetarja U-21

Miqësorja me Francën

“Franca është një ekip me shumë kualitet dhe lojtarë cilësorë, që luajnë në skuadra europiane. Kjo është një ndeshje deçizive për ne, sepse do të përgatitemi për sfidën kualifikuese me Estoninë. Ndeshja me Francën do të na ndihmojë të njohim edhe më mirë njëri tjetrin dhe shpresoj, përse jo të dalim me fitore.”

Kualifikuesja ndaj Estonisë

“Si të jetë ndeshje miqësore apo kualifikuese, ne luajmë në 100 për qind dhe do të japim maksimumin tonë për të marrë një rezultat sa më të mirë. Në futboll nuk ka të thotë shumë mosha, por besojmë se në këto kualifikuese do të japim maksimumin për të arritur sa më lart. Shqipëria do të japë më të mirën për të arritur vendin e parë dhe besoj se mund t’ia arrijmë këtij qëllimi.”

Situata te Atletiko pas bllokimit të merkatos dhe e ardhmja

“Ekipi është në një moment shumë të vështirë, por ka shumë lojtarë në huazim dhe me cilësi të mira, të cilët besoj se do të kthehen. Mua kur të më jepet rasti do të jap 100 për qind nga vetja. Do të bëj maksimumin që të aktivizohem sa më shumë. Përderisa jam pjesë e skuadrës së Atletiko dhe stërvitem aty besoj që trajneri ka shumë besim te unë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"