Bare: I takon trajnerit të vendosë kush godet penalltitë, jemi në formë të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 19:43

Bare: I takon trajnerit të vendosë kush godet penalltitë, jemi në formë të mirë

Mesfushori i Kombëtares U-21, i cili aktivizohet edhe tek Atletiko e Madridit në Spanjë, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Irlandën, bashkë me trajnerin Alban Bushi. Ai foli për penalltinë e humbur ndeshjen e fundit, dhe për formën që po kalon ekipi.

bare

Forma – “Ndihem në formë, shpresoj të tregoj të njëjtën gjë edhe nesër në fushë. Kemi punuar me goditjet në portë, dhe do kërkojmë të shënojmë.”

Penalltia e shkaktuar minutat e fundit – “Penalltia që shkaktova në Irlandë është përfolur shumë, por unë i dua të mirën ekipit në çdo rast. Dua të sqaroj se nuk ishte e qëllimshme.”

Penalltitë – “E vendos trajneri se cili i godet penalltitë, por unë do jem gjithmonë gati për të ekzekutuar. Gjithsesi, ky vendim i përket Bushit për ta marrë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"