“Bare është shoku im i parë te Malaga”, rrëfehet Sadiku: Goli i Europianit, të ndodh vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 21:01

“Bare është shoku im i parë te Malaga”, rrëfehet Sadiku: Goli i Europianit, të ndodh vetëm…

Armando Sadiku është kthyer te Malaga në hero dhe në lojtarin më të rëndësishëm të momentit. Me dy golat e shënuar ndaj Tenerifes, sulmuesi shqiptar ka shkuar në kuotën e 6 golave dhe në sytë e tifozëve, është shpëtimtari i ekipit në këto momente të vështira.

entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera_004

Sadiku ka dhënë një intervistë për “El Desmarque”, duke rrëfyer kalimin te Malaga dhe detaje të tjera nga karriera e tij.

“Në ditët e fundit të merkatos, duhej të merrja një vendim dhe kur erdhi oferta e Malagas, e mendova me familjen time dhe vendosa të vija këtu. Jam i lumtur për vendimin që mora. Fola me Baren dhe më tha që ekipi ishte i mirë, por edhe qyteti. Jo vetëm Bare, por të gjithë kolegët më pritën shumë mirë, ndërsa trajneri më mbështet dhe më jep shumë besim. Që në ditën time të parë këtu, kam dhënë 100%”, shprehet Sadiku.

entrevista_a_sadiku_fotos_jesus_noguera

Më tej ai flet për marrëdhënien me Baren: “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë së bashku, por edhe me familjet. Ne jemi gjithmonë bashkë dhe kalojmë kohë me familjet. Ai është shoku im i parë këtu dhe më ka ndihmuar shumë të përshtatem”.

“Goli në Europian, është një gjë që të ndodh vetëm një herë, e ëndërrova që fëmijë të luaja me ekipin kombëtar dhe të shkoja në Europian, të shënoja atë gol, për mua ishte një emocion i madh, një ëndërr që bëhet realitet. Ishte shumë e bukur, fantastike, kur shënova dëshiroja të dilja nga stadiumi me vrap nga emocionet dhe kënaqësia që ndjeja”, shprehet Sadiku.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"