Bare dhe Sadiku titullarë, Malaga në kërkim të triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 19:12

Bare dhe Sadiku titullarë, Malaga në kërkim të triumfit

Do të startojë në orën 19:30, sfida mes Malagas dhe Hueskës, e vlefshme për raundin e 32-të të La Liga2. Skuadra e Keidi Bares dhe Armando Sadikut, do të kërkojë fitoren në ndeshjen e parë, pas pezullimit afro 3 mujor të kampionatit për shkak të Koronavirusit.

Sadiku-Bare-Malaga

Të dy futbollistët shqiptarë do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, duke shpresuar te një rezultat pozitiv, i cili do të ishte i vlefshëm në luftën për mbijetesë.

Malaga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"