Bardulla: Jemi emër më i madh se Kamza, udhëtojmë për të marrë tri pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 10:04

Bardulla: Jemi emër më i madh se Kamza, udhëtojmë për të marrë tri pikë

Florind Bardulla, një nga më të mirët për kuqeblutë në takimin me Flamurtarin, nuk e ka fshehur optimizmin e tij për të arritur maksimumin në takimin me Kamzën. Sipas Bardullës, Vllaznia do të kërkojë që të marrë një fitore, e cila i mungon asaj që nga përballja e parë e këtij sezoni.

bardulla

“Është një ndeshje tepër delikate. Neve na duhet patjetër që të luftojmë në këtë takim vetëm për tri pikë. Ne do të futemi në fushë të mobilizuar dhe do të kërkojmë tri pikë. Kualitetet janë dhe shpresoj që t’ia arrijmë një gjë të tillë. Çdo takim ka presion brenda dhe shpresoj që djemtë duhet të dinë që të mbajnë presionin.

Megjithatë, unë shpresoj se ne do të dimë që të tregojmë vlerat tona dhe të dalim me tri pikë. Megjithatë, edhe ato dinë të luajnë futboll dhe kanë një skuadër të mirë. Ne jemi një emër më i madh se Kamza dhe kemi shumë besim tek ai objektiv që kemi që udhëtojmë për tri pikë. Fusha e lojës mund të na rezervoj pastaj të tjera gjëra”, shprehet mesfushori.

GJENDJA

Ekipi i Vllaznisë ka treguar një rritje në lojën e saj në takimet. Pavarësisht mungesës së rezultateve, tekniku Cungu është shprehur i kënaqur me të tijtë. Një gjë të tillë e shpreh edhe mesfushori shkodran. Ai ka folur gjithashtu edhe për gjendjen e tij fizike.

“Mund të them se ekipi sa vjen dhe ka një rritje në lojën e tij. Skuadra ka kualitete në gjirin e saj dhe ato dalëngadalë po dalin në formën e tyre. Gjendja e lojtarëve sa vjen dhe po rritet, këtë e kemi treguar në lojërat e zhvilluara. Kemi bërë një lojë të mirë në total në takimin me Flamurtarin, nuk ka qenë vetëm Bardulla që ka spikatur. Kemi pasur mundësi në pjesën e parë.

Mosrealizimi i golave është një problem që po na ndodh në javët e para. Shpresoj që në ndeshjen me Kamzën të kemi sa më pak raste, por të arrijmë që të shënojmë. Është kënaqësi që të shënosh një gol personal, por e rëndësishme është që të fitojë ekipi. Të marrim tri pikët dhe të çlirohemi nga kjo situatë në të cilën edhe gjendemi”, u shpreh ai.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"