Bardhi zhgënjeu në Slloveni, tërhiqen kroatët e Lokomotivës së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 15:41

Bardhi zhgënjeu në Slloveni, tërhiqen kroatët e Lokomotivës së Zagrebit

Ndeshja që Partizani luajti ndaj Mariborit në Slloveni ishte edhe një vitrinë për disa prej lojtarëve të Partizanit, që po vëzhgoheshin nga menaxherë të ndryshëm. Një prej tyre ishte edhe Jurgen Bardhi, për të cilin ka pasur kohët e fundit interes nga skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit, që kishte bërë edhe një ofertë rreth 250 mijë euro për të marrë shërbimet e tij.

bardhi

Por, në ndeshjen e parë ndaj sllovenëve që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, lojtari u aktivizua në pjesën e dytë dhe humbi një rast të pastër për shënim. Por, kjo nuk mjaftoi që skautët kroatë të merrnim një vendim për të dhe në ndeshjen e kthimit mesfushori me tipare sulmuese ishte në fushë që nga minuta e parë. Megjithatë, paraqitja jo e mirë e tij bëri që skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit të tërhiqet përfundimisht nga interesimi që kishte shfaqur për lojtarin, i cili ka humbur një shans të artë për t’u aktivizuar në një kampionat më të fortë se i yni dhe për ta përdorur atë si një trampolinë për të synuar një tjetër klub europian. Ndërsa me moskryerjen e këtij transferimi, skuadra e kuqe nuk ka mundur të arkëtojë një shumë të majme financiare, e cila do t’i shërbente për sezonin e ri.

bardhi

Bardhi konsiderohet si një prej talenteve të klubit të kuq dhe sezonin e shkuar bëri një paraqitje relativisht të mirë. Kjo ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e disa klubeve europiane për të pasur shërbimet e tij, por transferimi nuk është arritur të realizohet asnjëherë. Ndërkohë që skaut në takimin e dytë ndaj Mariborit, ka pasur edhe për Jasir Asanin që gjithashtu nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Edhe ky i fundit ka një kontratë afatgjatë me kryeqytetasit dhe shpresohet që nga shitja e tij të arkëtohet një shumë e madhe financiare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"