Bardhi nuk fshihet: E përjetoj si derbi, ndaj Partizanit luftoj me shpirtin bardheblu

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 31, 2018 | 17:47

Bardhi nuk fshihet: E përjetoj si derbi, ndaj Partizanit luftoj me shpirtin bardheblu

Te Kastrioti po përgatiten maksimalisht për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Për Patrik Bardhin, përballja me 15 herë kampionët e vendit është një sfidë e veçantë dhe vetë lojtari, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, thotë: “Ndeshja luhet në ‘Selman Stermasi’ dhe më shumë është ‘fusha ime’ sesa e Partizanit, ndaj do të jem sa më i lirshëm, pasi atë ambient e njoh shumë mirë.

patrik bardhi

Lashë Tiranën për Kastriotin, sepse aty nuk do kisha minutat që më duhen për të nxjerr veten në pah dhe për të treguar aftësitë më të mira që kam. Për këtë falënderoj klubin edhe trajnerin Plori, që për fat të mirë po më japin mundësinë të tregoj gjithçka kam në një kampionat të fortë si Superiorja. Që në fillim jam ambientuar direkt me ekipin, sepse shokët më kanë pritur mirë. Ndërsa për lojën, kjo është pak e vështirë deri sa të përshtatet i gjithë grupi. Jam optimist për ndeshjen me Partizanin, sepse për mua në zemër është ‘derbi’.

Bardhi2

Unë Tiranën e shoh si familje sepse në atë akademi jam rritur dhe atje më dhanë mundësinë të parët të luaja në një ekip profesionist. Kam qenë vazhdimisht në shkallët e stadiumit gjatë derbit, por këtë herë e shoh si një ‘miniderbi. Personalisht do të futem në fushë me mendjen sikur është vërtet derbi i madh. Partizani është një ekip i fortë dhe këtë e ka treguar më së miri në sezonet e fundit. Por, ne nuk kemi frikë nga asnjë ekip, do futemi në fushë dhe do japim maksimumin për të marrë pikë. E vetmja pengesë është kapaciteti i limituar.

Bardhi

Në ndeshjen e fundit, vërtet që ishte një atmosferë e mirë, edhe ndihemi pak fajtorë që s’i dhamë shkak, për më tepër, do të na mungojnë këto ndeshje. Por, kjo s’do të na pengojë për të dhënë maksimumin në lojë, se fundja as Partizani s’do i ketë”, ka thënë Bardhi.






www.minuta90.com