Bardhi: Iuliano më mbështeste në stërvitje, ndërsa Starova më jep minuta në ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 16:44

Bardhi: Iuliano më mbështeste në stërvitje, ndërsa Starova më jep minuta në ndeshje

Njeriu i ndeshjes Kukësi – Partizani, Jurgen Bardhi, u shpreh i lumtur për fitoren e skuadrës, dhe tha se me trajnerin Starova, ndihet më komod, pasi ky i fundit e njeh më mirë kampionatin shqiptar. Bardhi foli edhe për pozicionin e preferuar, dhe tha se më mirë ndihet pas sulmuesit pykë.

bardhi

Fitore e rëndësishme për skuadrën. Çfarë ka ndryshuar tek ky Partizan tani?

Profesor Starova e njeh më mirë kampionatin. Iuliano u mundonte, por ka gabuar në disa vendosje të formacionit.

SI je ndierë me Prognin?

Më pëlqen sulmi tani, por më shumë më pëlqen të luaj mbas sulmuesit. Sot vendosesha dhe mbrapa pykës, dhe aty më pëlqen më shumë.

Ka ndryshuar diçka, tani që luani titullar. Sa e ndieni këtë gjë?

Edhe me Iulianon më donte shumë, më përkrahte shumë. Edhe Starova më ka dhënë shumë minuta. Kjo fitore sot, i jep skuadrës mundësi të ecë më para.

A pati efekt mbledhja që ju bënë drejtuesit? Që do të kishte penalitete?

PResion nuk ka tek Partizani. Në mbledhje na thanë se jemi shumë mbrapa me pikët, dhe duhet të marrim më shumë pikë. Duhet të ngrinim moralin e skuadrës, të kapnim kundërshtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"