Bardhi: Çështja e golit po bëhet bajat, çerekun e tifozëve e kemi nga Fushë-Kruja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 11:50

Bardhi: Çështja e golit po bëhet bajat, çerekun e tifozëve e kemi nga Fushë-Kruja

Sulmuesi i Partizanit, Jurgen Bardhi, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Kastriotit që do të zhvillohet në Fushë-Krujë. Për Bardhin sot ishte një ditë e veçantë pasi festonte 21-vjetorin e lindjes.

45483856_949151421945921_1883431214715502592_n

I pyetur për mungesën e golit, Bardhi tregoi se kjo puna e golit është bërë pak bajat. Sulmuesi shpreson që në ndeshjen ndaj Kastriotit skuadra të ketë mbështetjen e tifozëve nga Fushë-Kruja.

Keni zhvilluar një nga kampionatet më të mirë, por iu mungon goli…

Seriozisht kjo puna e golit është pak bajat, por unë nuk e vras shumë mendjen shumë. Po jap më të mirën dhe presori është i kënaqur. Edhe po bëj mirë edhe po jap asiste. Ndërsa Telushi po e bën mirë punën e golit dhe s’po ia marr rolin.

 Luani në fushë asnjanëse, por duket sikur Partizani do të luajë në shtëpi, duke njohur zonën atje. Besoni se për ju personalisht është tamam ndeshje në shtëpi?

Partizani ka shumë tifozë dhe Fushë Kruja është vatra e tifozëve të Partizanit. Edhe në “Selman Stërmasi” çereku i tifozëve janë nga Fushë-Kruja dhe besoj se do ketë shumë tifozë që do na ndihmojnë këtë ndeshje.  Dua që kjo ndeshje t’i japë fillimisht fat Partizanit dhe pastaj mua. Dua të ecë ekipi.

Me kë kombinohesh më mire nga shokët e skuadrës?

Me Asanin, Malën, Telushin merrem vesh mirë, nuk është se kam ndonjë gjë. Siç e shikoni te Partizani është një lojë grupi. Besoj se merren vesh të gjithë, se kanë problem. Ehe me të stolit kuptohemi dhe nuk kemi problem.

Sa do iu pengojë gjendja e fushës?

Mesa mbaj mend unë, ka qenë fushë e mire, nuk e di tani që është prishur, por besoj se do ia dalim, të ambientohemi dhe të bëjmë mirë.

Sa e vështirë është të motivoheni me ekipet e vogla?

Kampionati fitohet me ekipet e vogla dhe ne e vlerësojmë Kastriotin. Kemi gabuar me ekipet e vogla dhe i vlerësojmë në maksimum këto.

A e keni ndjerë presionin më shumë këtë vit, ngaqë po luftoni dhe për titull?

Këtë vit jemi më të qetë. Profesori nuk na fut në presion, gjithmonë na thotë “jeni më të mirët”, na ndihmon, nuk na vë në presion siç ka qenë herët e tjera që flitej “titulli, titulli, titulli” dhe ishim nën presion. Këtë vit jemi me këmbë në tokë.

Presioni i tifozëve për titullin…

Edhe tifozët thonë që të marrim ndeshjet një nga një. Edhe pas Korçës na dhanë zemër dhe nuk u bë hata e madhe. Të gjithë na dhanë zemër të vazhdojmë përpara sepse po bëjmë mirë”, u shpreh Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"