Barcelona ultimatum Dembeles: Ose ndrysho qëndrim, ose…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 20:02

Barcelona ultimatum Dembeles: Ose ndrysho qëndrim, ose…

Duket se deri më tani aventura e Dembeles te Barcelona ka qenë një tmerr i vërtetë. Lojtari që në fillim u dëmtua, ndërsa më pas nuk po arrinte të gjente hapësira për të zënë një vend titullari pavarësisht se u ble për 150 milionë euro nga skuadra katalanase.

Dembele

Tashmë lojtari francez nuk u grumbullua në ndeshjen që Barcelona zhvilloi përballë Betisit, dhe më saktë ka marrë edhe një ultimatum: Ose duhet të ndryshojë qëndrim, ose do të përjashtohet nga kontigjeni për ndeshjet e ardhshme. Dembele deri në këto momente jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritshmëritë, por është shndërruar një problem më shumë me qëndrimet e tij aspak korrekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"